Ndryshimi i projektit, gati tenderi për Unazën e Re

Ndryshimi i projektit, gati tenderi për Unazën e Re

Publikuar më 11.06.2019 nga E. Shkëmbi

Miratohet projekti i ri. Loti i parë i Unazës së Re ritenderohet me vlerë 2.7 mld lekë. Autoriteti i Rrugëve kërkon me gjyq garancinë e kontratës së “DH Albania”. Afera me rrugën dhe përplasjet për projektin

Neritan Gjergo

Projekti i ri i prezantuar për mbikalimin te rrethrrotullimi Shqiponja është miratuar nga këshilli teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pritet të nxirret për tenderim. Kosto totale është 2.7 miliardë lekë dhe sipas qeverisë po t’i zbresësh vlerën e TVSH-së dhe rezervën e fondeve, shuma që do të prokurohet është përafërt me tenderin e parë që u anulua. Projekti i parë i mbikalimit te sheshi Shqiponja u anulua pas skandalit me kompaninë “DH Albania”, e cila ishte shpallur fituese duke ofruar 20 milionë euro, ndërkohe që çështja po hetohet nga prokuroria. Ndërkohë puna për rindërtimit e unazës së re nuk ka nisur në terren ende. Nuk ka një datë të saktë, edhe pse procedurat e shpronësimit kanë avancuar. Sipas ministres Balluku rikonstruksioni mund të nisë me parë tek loti i dytë që i takon pjesës qendrore, pasi edhe për tenderin e lotit të tretë që përfshin pjesën te pallati me shigjeta po zhvillohen hetime nga Prokuroria.

Garancia

Qeveria ka çuar në gjykatë kompaninë e sigurimit për garancinë e Unazës së Re e cila është në vlerën e 2 milionë eurove. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është shprehur se “ për garancinë e lënë nga gara e parë për këtë lot është nisur një proces gjyqësor për kompaninë e sigurimeve”.  Gjithashtu Loti që nis nga shkolla teknologjike deri te rreth-rrotullimi Shqiponja ndodhet në prokurori. Ministrja e Infrastrukturës Balluku së bashku me Drejtuesen e Autoritetit Rrugor Shqiptar në një konferencë të përbashkët për shtyp informuan për miratimin e projektit “Rreth-rrotullimi Shqiponja” nga këshilli teknik i ARRSH-së. Projekti i hartuar nga një studio italiane kushton 2, 7 miliardë lekë bashkë me fondin rezervë dhe do të realizohet nga buxheti i shtetit mendohet të dorëzohet si vepër brenda 12 muajsh. Ministrja Balluku informoi gjithashtu se ka nisur procesi për shpronësimet, të cilat do të përfundojnë në kohë rekord. Ndërtimi i një pjese të unazës së re (loti i parë), mbikalimi pallati me shigjeta rreth-rrotullimi Shqiponja, do të anulohej pasi autoritetet mësuan se kompania fituese kishte falsifikuar dokumentet e përfaqësimit në tender. Çështja është për hetim në prokuroi por përfaqësuesi i kompanisë mashtruese do të largohej nga Shqipëria pa arritur të ndalej nga policia duke u shpallur në kërkim. Autoriteti i Rrugëve ka kërkuar që të tërheqë 2 miliardë lekë që ishin vendosur si garanci për kontratën. Kjo është një formë që mbron taksapaguesit shqiptarë nga rastet kur kompanitë nuk i përgjigjen detyrimeve që kanë lidhur me qeverinë. Sipas kontratës së sigurimit që Bilba x Shpk & DH Albania Shpk ( pretendon se degë e shoqërisë së huaj, duke falsifikuar dokumentet) i kanë derdhur te kompanitë e sigurimeve, 10 % të vlerës ë projektit, saktësisht 269,574,000 lekë.

Ndryshimi i projektitSponsored by Revcontent

LAJMET MË TË LEXUAR NË TIRANA

Illegal Photos of Life in North Korea That Will Blow Your MindRare Photos Not Allowed in History Books26 Stars Who Are Proudly Transgender

Loti i parë i Unazës së re, i cili krijoi furtunë, me zbulimin e falsifikimit të firmës së kompanisë “DH Albania”, vjen me një tjetër zhvillim. Pas shumë përpjekjeve, nga ana e qeverisë për të fshehur gjurmët e saj në këtë aferë me vlerë 20 milionë euro, dhe me disa konkurse farsë në gara tenderësh, përfaqësues të institucioneve që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ndërtimin e veprës, kanë lëshuar në tryezë një projekt të ri në datën 30 maj. Kjo tentativë,duket si një kapitullim i qeverisë, por këtë herë jo pa kushte, pasi sedra për të mos u lënë hapësirë banorëve në zonë që protestojnë prej afro gjysmë viti, nuk ka shkuar me anulim, por me devijim projekti.  Në dhjetor të vitit të kaluar projekti i lotit të parë që kushtonte 20 milionë euro nga 40 në total që shkonte projekti të Unazës së Re u anulua në mënyrë të njëanshme nga pala shqiptare pas konfirmimit nga autoritetet amerikane se kompania fituese “Dunwell Haberman Albania” ka falsifikuar bilancet me të cilat është paraqitur në tender.  Pas këtij vendimi, po në dhjetor Autoriteti Rrugor Shqiptar rihapi tenderin e ndërtimit të mbikalimit tek sheshi “Shqiponja”.

Skandali

Pavarësisht se tenderi i lotit të parë të Unazës së Madhe nuk është rihapur për të zgjedhur kompaninë e re që do të kryejë punimet, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur disa javë më parë kompaninë fituese që do të bëjë mbikëqyrjen e punimeve. Sipas njoftimit zyrtar, tenderi me vlerë 15 milionë lekë është fituar nga kompania “A & E Engineering”, ndërkohë që objekt i kontratës do të jetë pikërisht supervizioni i punimeve, duke vendosur një afat 24-mujor nga momenti i nënshkrimit të kontratës. Praktikisht, kontrata sipas njoftimit të publikuar në buletin e Agjencisë së Prokurimit Publik ka nisur, ndërkohë që nuk ka një kompani e cila kryen punimet në aks. Deri më tani gara për këtë segment të Unazës së Madhe është “pezull”, për sa kohë institucionet kanë deklaruar se po rishikohet projekti me qëllim përmirësimin e tij e më pas ai do të konsultohet edhe me banorët që preken nga zbatimi i tij. Megjithatë, edhe tenderi i supervizimit të punimeve nuk ka kaluar pa probleme, duke qenë se zanafilla e tij është që në shtator të vitit të kaluar, kohë kur u hap edhe gara për ndërtimin e unazës.

Inflacioni 1.5 %

Inflacioni u rrit lehtë për majin, por ngelet ende në nivele shumë të ulët dhe larg objektivit të Bankës së Shqipërisë. Sipas Instat, inflacioni u rrit në 1.5%, nga 1.4% që kishte qenë për muajin prill. Rritja e muajit maj erdhi kryesisht nga rritja e inflacionit për grupin e ushqimeve, që arriti në 3.1%, nga 2.7% që kishte qenë për prillin. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate” u rritën me 10,5 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 7,7 % dhe  “qumësht, djathë dhe vezë”. Rritje të lehtë inflacioni regjistroi edhe në grupin “pije alkoolike dhe duhan”, ndërsa inflacioni i grupit transporti pësoi rënie, duke kaluar në vlera negative. Kjo lidhet me një çmime lehtësisht më të ulëta të karburanteve krahasuar me një vit më parë. Grupet e tjera me peshë në indeksin e çmimeve të konsumit nuk pësuan luhatje domethënëse gjatë muajit maj, duke bërë që inflacioni të ngelet në nivele mjaft të ulëta. Rënia e ndjeshme e muajve të parë të këtij viti shpjegohet nga Banka Qendrore kryesisht me efektin e mbiçmimit të lekut në kursin e këmbimit. Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të rritet gradualisht, sidomos duke filluar nga gjysma e dytë e këtij viti dhe të kthehet pranë objektivit prej 3% në fillim të vitit 2021.

Advertisements

Noizy prezanton ambientet luksoze të aeroplanit të tij privat

MAGAZINA / YJET

Noizy prezanton ambientet luksoze të aeroplanit të tij privat

12.06.2019 • 08:26

Foto: Noizy/Instagram

Foto: Noizy/Instagram

Rap-artisti Noizy është shumë i komentuar për jetën e tij luksoze që bën.

Të ardhurat nga muzika, por edhe biznesi ia kanë mundësuar atij që të bëjë një jetë mjaft të mirë.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Shpesh, ai ndan me fansat në rrjetet sociale disa nga momentet e luksit që i shijon.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, teksa ka publikuar në InstaStory disa imazhe nga fluturimi i tij me aeroplan privat.

Foto: Noizy/InstaStory

“Duhet me u vesh me serioz”, shkruan ai në mbishkrimin e videos së ndarë me fansat, përmes së cilës prezanton ambientet e aeroplanit.

Foto: Noizy/InstaStory

Në të njëjtën kohë, ai shijon një shishe shampanjë me të hyrë në avion, teksa nuk ka treguar se kush po e shoqëron.

Foto: Noizy/InstaStory

Përndryshe, ai po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së tij më të fundit, “Sekret i bukur”, të cilën e solli në bashkëpunim me DJ A-boom. /Telegrafi/

Foto: Noizy/InstaStory

30 qershori/ Kuvendi miraton me 100 vota rezolutën kundër Metës

Aktualitet

30 qershori/ Kuvendi miraton me 100 vota rezolutën kundër Metës


               Publikuar në : 16:12 – 13/06/19 |7       

Pas pesë orë debat, Kuvendi ka miratuar me 100 vota, 7 kundër dhe dy abstenim, rezolutën e PS, për të shpallur nul dekretin e presidentit Ilir Meta i cili anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Shtatë votat kundër dhe 2 abstenimet janë nga radhët e opozitës së re. Pjesa tjetër e tyre, kanë bashkuar votat me maxhorancën, duke bërë që ajo të kalojë edhe shumicën kushtetuese prej 2/3, 94 vota, të nevojshme për të shkarkuar Presidentin.

Rezoluta e maxhorancës ka për qëllim të shpallë nul dekretin e kreut të shtetit i cili parashikon anulimin e zgjedhjeve vendore, për shkak të situatës politike që po kalon vendi. Me këtë projekt-rezolutë, PS “paralajmëron” presidentin Meta të reflektojë që të marrë vendime duke u bazuar mbi Kushtetutë dhe të mos kalojë mbi kompetencat që i jep ligji.

“Është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kapërcim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë. Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”, shkruhet nga projekt-rezolutë.

Pasditen e të shtunës së 8 qershorit, pak minuta para se të niste protesta e tetë kombëtare e opozitës së bashkuar, Meta njoftoi se kishte zhdekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjesh. Ndërsa në konferencën për shtyp të ditës së hënë, Meta argumentoi vendimin e tij me informacionet që dispononte për një përshkallëzim të mundshëm të protestës në akte dhune.

Rezoluta e PS
1. Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk i njohin Presidentit të drejtën për të anuluar zgjedhjet;
2. Akti i Presidentit, në mënyrë të kundraligjshme, ka për qëllim ndërhyrjen në një proces zgjedhor tashmë të shpallur dhe të administruar sipas kritereve, kushteve dhe afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor, sic është procesi i nisur për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të datë 30 Qershor 2019;
3. Ky akt tenton të ndërhyjë drejtpërdrejtë në një proces që tashmë është në kompetencë të organit administrues të tij dhe si i tillë duhet shqyrtuar dhe vlerësuar nga organet e administrimit zgjedhor të parashikuara në Kodin Zgjedhor;
4. Është detyrim i administratës zgjedhore, jo vetëm të garantojë ushtrimin e së drejtës së zgjedhjes sipas standardeve kushtetuese dhe ligjore nga shtetasit shqiptarë, por edhe ta mbrojë ushtrimin e kësaj të drejte nga çdo ndërhyrje e paligjshme e kryer apo që tentohet të kryhet, nga çdo person fizik apo juridik, duke mos lejuar cenimin e mbarëvajtjes së këtij procesi;
5. Bazuar në parimin e ligjshmërisë dhe përgjegjësisë si dhe diskrecionit të organeve administrative, sipas të cilëve asnjë organ nuk ka detyrimin dhe nuk mban përgjegjësi ligjore nëse nuk zbaton një urdhër, akt, apo çfarëdo vendimi absolutisht të pavlefshëm dhe që bie në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin;
6. Ndërhyrjen e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor si një mjet që ka cenuar rëndë barazinë e konkurrimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës;
7. Mundësinë e aktivizimit të mekanizmave të kontrollit dhe hetimit parlamentar parashikuar nga neni 90, paragrafi 2 i Kushtetutës.

Argumentet e Ilir Metës
Jam sot para jush për shfuqizimin e dekretit për datën 30 qershor për zgjedhjet lokalet. Presidenti i Republikës është i vetmi organ që mund të vendosi datën e zgjedhjeve. Kushtetuta përcakton se Presidenti përcakton datën e zgjedhjeve. Sipas Kushtetutës, pa patur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, nuk mund të zhvillohen.

Me dorëheqjen në bllok të mandateve jeta politike parlamentare ka pësuar një krizë të rëndë përfaqësimi. Nga ana tjetër, Shqipëria po kalon një krizë të rëndë kushtetuese, Nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, dhe si për ta rënduar më shumë këtë gjëndje, së fundmi edhe Gjykata e Lartë është jashtë funksionit të saj.

E gjithë kjo gjendje, është shumë shqetësuese dhe rrezikon seriozisht stabilitetin demokratik të Shqipërisë, kjo për faktin se mekanizmat kushtetues që mbajnë nën kontroll dhe garantojnë ndarjen dhe balancimin midis pushteteve nuk janë funksionalë.

…Në vlerësim të situatës që po kalon vendi dhe gjuhës së urrejtes që po përdorin palët politike, si President i Republikës evidentoj se,ekziston rreziku që Shqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit të paparashikueshëm tëtensionit social, që mund të shkaktojnë pasoja të pakontrollueshme.

…Si Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, e konsideroj këtë moment si rrezik serioz për sigurinë publike, stabilitetin demokratik, qetësinë dhe paqen në vend.

…Realizimi i zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore pa pjesëmarrjen e opozitës është problematike në aspektin demokratik, sepse u pamundëson qytetarëve shqiptarë të zgjedhin midis alternativave konkuruese përfaqësuesit e tyre në nivel vendor.

…Nëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të planifikuara për në 30 qershor 2019, merr pjesë vetëm mazhoranca, atëherë qytetarëve i cenohet ushtrimi efektiv i të drejtës kushtetuese për të zgjedhur.

…Kjo situatë bëhet edhe më absurde, referuar faktit që për këto zgjedhje në më shumë se në gjysmën e njësive të qeverisjes vendore konkuron vetëm një kandidat për t’u zgjedhur si Kryetar Bashkie, ndërkohë që për pjesën tjetër konkurohet me kandidatë të propozuar nga një forcë politike e regjistruar në minutat e fundit në sistemin gjyqësor, dhe e regjistruar pranë KQZ përtej afateve ligjore.

…Kjo gjë tregon qartë së ky proces zgjedhor është fiktiv dhe është një element shtesë që provon faktin që standardet demokratike të kërkuara për plotësim jo vetëm që nuk mund të përmbushën, por po shkelen në mënyrë flagrante.

…Rezultati fiktiv që do prodhohej, i bën zgjedhjet e dekretuara për t’u zhvilluar më datë30 qershor, zgjedhje jo demokratike, sepse cenohen tëdrejtat kushtetuese tësanksionuara në nenin 1, pika 3, nenin 45 dhe 109 të Kushtetutës.

…Në këto kushte, ku Presidenti i Republikës ka përmbushur detyrën etij kushtetuese për caktimin e datës së zgjedhjeve, por për shkaqe të pavarura prej tij, rezulton se, nga mbajtja e këtyre zgjedhjeve cenohet ushtrimi efektiv i një të drejte kushtetuese të qytetarëve, atëherë Presidenti i Republikës ka detyrimin kushtetues që të kontribuojë në rivendosjen dhe realizimin e kësaj të drejte, duke ndërmarrë çdo akt, apo masë që e çmon proporcionale dhe të duhurën për rregullimin e situatës së krijuar.

Së dyti, pjesëmarrja në zgjedhje vetëm e mazhorancës, dhe aq më tepër kur në më shumë se gjysmën e njësive të qeverisjes vendore është regjistruar vetëm një kandidat, cenon rëndë parimin kushtetues të pluralizmit mbi të cilën ndërtohet fuksionimi i shtetit të ssë drejtës.

…Presidenti i Republikës ka bindjen se, me autoritetin e Tij kushtetues, nëpërmjet këtij akti do të kontribuojë për ndërtimin e një shteti të së drejtës, demokratik e social për të garantuar një të drejtë themelore të njeriut, siç është e drejta për t’u zgjedhur.

…Së treti, zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e një situate të tensionuar politike, mund të sjellësi pasojë jo vetëm mospjesëmarrjen në zgjedhje të rreth gjysmës së votuesve, por krijon rrezikun e një konflikt civil, gjë e cila përbën rrezik serioz për dëmtim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve, stabilitetin demokratik të vendit, unitetin e popullit dhe rendin kushtetues.

….Presidenti i Republikës, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka vënë re se sjellja e aktorëve politike në vend, ka krijuar një klimë të theksuar konflikti që rrezikon stabilitetin e e rendit publik, çka do të përbënte rrezik edhe për vet sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe do tëdefaktorizonte rolin e vendit tonë si faktor paqe e stabiliteti në rajon.

…Presidenti i Republikës, ka ndjekur të gjitha protestat zhvilluara nga forcat opozitare, ashtu sikundër ka evidentuar edhe kundërpërgjigjen e mazhorancës nëpërmjet mitingjeve të organizuara prej saj në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë.

…Të dy palët kanë bërë nxitje për provokime ndaj njera-tjetrës, ku shpesh herë me deklaratat e tyre i ndajnë qytetarët e vendit në dy pjesë duke i vendosur kështu për shkak të bindjeve politike përballë njeri-tjetrit, të gatshëm për të demostruar fuqinë e secilës palë.

…Pikërisht zhvillimi i protestave dhe i deklarimeve të opozitës si dhei antimitingjeve apo thirrjeve kërcënuese të mazhorancës nuk japin aspak siguri për zhvillimin e zgjedhjeve, të qeta, të lira, të ndershme,kunkuruese dhe me standarde.

….Nga ana tjetër në protestat e zhvilluara deri më tani nga opozita, janë vërejtur elementë të dhunës ndaj forcave të rendit, apo ndaj pronës publike, ndërkohë që edhe nga forcat e zbatimit të ligjit, janë përdorur mjete, teknika, dhe në disa raste reagime jo proporcionale.

…Në këtë mënyrë, nësedita e zgjedhjeve do të shndërrohet në një betejë force midis mbështetësve të mazhorancës dhe opozitës, apo në një betejë midis qytetarëve dhe organeve ligjzbatuese, atëherë zgjedhjet do të humbisnin vlerën e tyre në një shoqëri demokratike, dhe nga një mjet esencial i garantimit tënjë shoqërie demokratike, do të ktheheshin një mjet rreziku për bashkëjetesën demokratike dhe unitetin e popullit.

…Ky rrezik duhet të parandalohet me mjete kushtetuese, ku pa dyshim përfshihet dhe anulimi i datës së zgjedhjeve nga organi që ka kompetencë dhe detyrë kushtetuese, nga njëra anë të mbrojë unitetin e popullit (neni 86 i Kushtetutës), dhe nga ana tjetër të caktojë datën e zgjedhjeve (neni 92/gj i Kushtetutës).

…Në kushtet aktuale, anulimi i zgjedhjeve,është mjeti i vetëm emergjent për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe parandalimin e një përshkallëzimi të pakontrolluar të saj dhe shtyrja e tyre për në një datë tjetër të dakordësuar mes palëve politike, do tëshërbejësi nxitje për dialog për zgjidhjen e krizës që po kërcënon stabilitetin demokratik të vendit.

Së katërti, në rastin e zgjedhjeve lokale, dita e zgjedhjeve, nga pikëpamja kushtetuese, mund të tejkalojë mandatin e organit përfaqësues apo ekzekutiv të njësisë së qeverisjes vendore.

…Për pasojë, shfuqizimi i dekretit dhe rrjedhimisht dhe anulimi i datës së zgjedhjeve dhe shtyrja e tyre përtej periudhës zgjedhore të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, në kushtet kur bëhet për të mbrojtur vlera dhe parime kushtetuese, bazë për funksionimin demokratik të shtetit dhe institucioneve, nuk paraqet pengesa nga pikëpamja kushtetuese.

…Së pesti, zhvillimi i proceseve zgjedhore në Republikën e Shqipërisë si për Kuvendin dhe ato për organet e qeverisjes vendore, kanëkrijuar historikun e vet, ku nuk mungojnërastet e preçedentëve të mëparshëm të shtyrjes sëdatës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, gjithmonënë varësi të rrethanave dhe për të përmbushur një qëllim të ligjshëm.

…Për fat të keq të dy palët qendruan në pozitat e tyre ekstreme. Maxhoranca vijon të tentojë kapjen totale të institucioneve, ndërsa opozita deligjitimimin e plorë të tyre.

…Në këto kushte, për shkak të rrethanave të krijuara, Presidenti i Republikës, duke vlerësuar të pamundur zgjidhjen e situatës me marrëveshje, ndërmerr këtë inciativë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm të konfliktit social, ndërkohë që me anulimin e datës së zgjedhjeve synon të krijojë një hapësirë kohe të nevojshme që palët të reflektojnë për të diskutuar dhe gjetur zgjidhjen për këtë krizë të rëndë.

Së gjashti, Presidenti i Republikës vlerëson të rëndësishëm faktin që, nga mosrealizimi për arsye kushtetuese të zgjedhjeve brenda afatit ligjor, të mos cenohen interesat e qytetarëve shqiptarë.

…Rezulton e parashikuar me ligj se,nuk krijohet vakum funksional në organet e qeverisjes vendore aktuale, deri në zgjedhjen dhe fillimin nga funksionimi i të zgjedhurve nga zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen në një datë të mëvonshme.

Së shtati,si President i tëgjithë shqiptarëve, pavarësisht nga bindjet politike, ai nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj dëmit të jashtëzakonshëm që kriza politike ka shkaktuar e pritet të shkaktojë edhe më shumë në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe në mbarë vendin. Ajo ka injektuar pasiguri tek konsumatori, tek bizneset e vogla dhe të mëdha, investitorët vendas dhe të huaj, në turizëm dhe çdo aspekt tjetër të mbarëvajtjes sociale-ekonomike të vendit.

Pikërisht edhe për këto arsye, Kreu i Shtetit, ka vendosur që të ndërhyrjë me qëllim që kjo krizë të marrë një zgjidhje, dhe jo të thellohet pa mbarim pasi për nga pasojat që do të sillte, do të ishte e pallogaritshme për familjet shqiptare dhe ekonominë e vendit.

Së teti… zhvillimi i zgjedhjeve më datë 30 qershor 2019, pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës, do të shënonte ngrirjen e progresit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, do të minonte çdo mundësi për çeljen e negociatave dhe përmbushjen e kriterit kryesor të Kopenhagës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe do të dëmtonte imazhin e Republikës së Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe si kryesues i OSBE-së në vitin 2020, kur për vetë OSBE-në çështjet e standardeve zgjedhore janë thelbësore.

…Në rast se në Republikën e Shqipërisë do të zhvillohen zgjedhjet e datës 30 qershor, ku në pjesën dërrmuese konkurron për organet drejtuese vetëm një forcë politike, atëherë kjo situatë përbën shkelje të drejtpërdrejtë të detyrimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe pikërisht në parimet bazë të saj, çka do të përbënte një regres me pasoja shumë të rënda për të ardhmen Evropiane të vendit.

…Një tjetër angazhim ndërkombëtar madhor që Republika e Shqipërisë është kryesimi për herë të parënë vitin 2020 i organizatës së OSBE-së.

Në kuadër të këtij angazhimi madhor, do të ishte e pamoralshme për Republikën e Shqipërisë, që si vend që pritet të kryesojë organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë, që punon për stabilitet, paqe dhe demokraci për më shumë se një miliard njerëz, ti paraprijë kryesimit të kësaj organizate ndërkombëtare me shembullin më të keq të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe cenimit të demokracisë dhe pluralizmit politik.

…Pikërisht edhe për këtë shkak Presidenti i Republikës, për të shmangur këtë rrezik potencial ka vendosur të shfuqizojë dekretin nr.10928, datë 05.11.2018, për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore dhe anulimin e datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të tyre.

Kjo vendimmarrje e Presidentit të Republikës, i shërben krijimit të një hapësire kohore, brenda së cilës palët politike në vend pa vonesëtë reflektojnë për të reaguar që të dialogojnë për një zgjidhje në funksion të interesave të vendit, larg interesave të ngushta e afatshkurta të partive politike që ata përfaqësojnë dhe që do të ndihmonte axhendën e përbashkët Evropiane të Shqipërisë.

Për të gjitha sa kam parashtruar më sipër;

Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës pale;
Duke patur parasysh domosdoshmërinë e ç’tensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;
Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse;
Me përgjegjësi për të ardhmen evropiane të vendit; 
Me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik dhe që garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut;
Me frymën e tolerancës, në funksion të paqes, mirëqenies dhe solidaritetit shoqëror;
Me bindjen se kjo vendimmarrje në kushtet aktuale është mënyra e vetme për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së rëndë ku ndodhet vendi;
Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar;
Në përputhje me kompetencën që më jep neni 92, shkronja “gj” e Kushtetutës, si dhe në mbështetje të preambulës së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikës 3 të nenit 1, nenit 3, pikës 2 të nenit 4, nenit 15, nenit 45, pikës 1 të nenit 86, pikës 3 të nenit 88, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

‘Argumenti i dordolecit’ ndaj Metës e futi Ramën në rrugën pa kthim

Editorial

‘Argumenti i dordolecit’ ndaj Metës e futi Ramën në rrugën pa kthim


               Publikuar në : 09:20 – 11/06/19 |40       Nga Enton Palushi

Nga Enton Palushi

Kohët e fundit ishte krijuar plotësisht bindja se të debatoje me kryeministrin Edi Rama po kthehej në mision të pamundur. Një parim në psikologji thotë se nuk duhet të diskutosh kurrë me dikë që beson gënjeshtrat e tij. E megjithatë, studiot e netëve të gjata pranverore gëlonin nga përpjekjet e disa gazetarëve për t’ia mbushur mendjen Edi Ramës se po shkelte ligjin, se po kthehej në autokrat, se e kishte bërë Shqipërinë një narkoshtet, se duhej të dorëhiqej etj. Kjo histeri bëhej gjithmonë e më qesharake, por ky nuk është momenti për të diskutuar shumë për të. Pas çdo akuze nga politika apo nga ‘kazani’ mediatik, kryeministri e kishte përgjigjen gati: mungon elementi juridik.

Pikërisht kur Shqipëria po shkonte symbyllas drejt një situate të rrezikshme dhe të paparashikueshme, presidenti Ilir Meta gërmoi dhe i solli në tryezë kryeministrit Edi Rama atë që po e kërkonte: situatën juridike. Kreu i shtetit prodhoi një moment ligjor me shpresën se kjo do i jepte pak frymëmarrje situatës së ndezur politike, për të shkuar ndoshta te një marrëveshje që do i jepte fund krizës në vend. Ilir Meta mund ta ketë ditur atë që do e priste, por format e reagimit ndonjëherë të tmerrojnë.

Në kushtet kur drejtësia në vend është një kantier i hapur dhe ‘djepi’ i Gjykatës Kushtetuese është bosh, Meta edhe mund të ketë menduar ta shfrytëzojë këtë moment në favorin e tij. Tek e fundit, a nuk po thonë edhe të huajt se këtë boshllëk të Kushtetueses më shumë se të gjithë e ka shfrytëzuar qeveria? Meta gjeti precedentin, gatoi arsyetimin e tij juridik dhe e prezantoi. Përgjigjja ndaj tij ishte tipike nga ato të një lideri autokratik. Pak sekonda pasi e dëgjoi deklaratën e Metës, pa e parë farë arsyetimin e tij ligjor, e shpalli si të rrëzuar.

Dhe ashtu siç ka bërë zakonisht Edi Rama, përdori ‘Argumentin e dordolecit’, duke iu kundërvënë dekretit të Metës me disa nëpunës të nënshtruar në KQZ. ‘Argumenti i dordolecit’ thotë se duhet t’i përgjigjesh argumentit të tjetrit në mënyrë të ekzagjeruar për ta diskredituar. Në këtë rast, dordolecët ishin në trupën më të rëndësishme zgjedhore në vend. Rama harron se këtë herë nuk është duke bërë humor politik, por në lojë janë ligjet.

Do duhet të kalojë pak kohë përpara se të kuptojmë plotësisht se këto gjëra që po bën Edi Rama janë shumë të rënda. Për momentin plagët janë të nxehta dhe ndoshta nuk e kuptojmë situatën. Por pas disa kohësh do na qartësohet se damka si kjo e narkoshtetit, e sundimit të bandave, e manipulimeve zgjedhore dhe këto marrina gjasme ligjore, janë më shumë se skandaloze.

***

Në një shkrim të publikuar para disa kohësh kam cituar një prokuror amerikan, Adam Foss, që me sinqeritetin e tij, ka bërë për vete shumë njerëz nëpër botë. Ai thotë pak a shumë se si për një moment e kuptoi se fuqia ligjore që kishte në duar ishte kaq e madhe, sa mund të shkatërronte krejt kollaj jetët e njerëzve.

Në fakt ky është thelbi i shumë gjërave që lidhen me drejtësinë. Ata që merren me ligjet e dinë se korpusi që kanë përpara, ligjet dhe Kushtetuta, janë si një oqean ku mund të fusësh dorën dhe mund të nxjerrësh prej andej çfarë të duash. Madje mund të ndërtosh edhe diktaturë duke pretenduar se po i nxjerr ligjet nga thesi i demokracisë. Por dallimi i madh, sipas Foss, vjen te qëllimi për të cilin e ke futur dorën në thesin e madh të ligjeve. Kështu, presidentin dhe politikanin Ilir Meta mund ta akuzosh, por në rastin konkret nuk mund të mohosh se ai e ka futur dorën në thesin e ligjeve për ta përdorur situatën për një qëllim të mirë: parandalimin e zgjedhjeve monopartiake në vend. Në fund të fundit, mbajtja e këtyre zgjedhjeve do ishte e rëndë për Shqipërinë dhe ndoshta do e bënte të pakuptimtë edhe vetë Kushtetutën. Ajo që ofroi presidenti ishte thjesht më shumë kohë. Kjo ishte edhe arsyeja që gjermanët racionalë ishin të parët që dolën në punë të dielën për të deklaruar mbështetjen për këtë hap të presidentit.

Acarimi i kryeministrit Edi Rama, edhe pse disa thonë se mund të jetë i përkohshëm dhe ndoshta pjesë e lojës- tregoi se ai nuk e ka kuptuar edhe sot e kësaj dite lojën demokratike. Ai tregoi qartë se Meta i ka zhytur një ‘top’ në fushën e tij, duke e detyruar kryeministrin që të bëjë një shërbim plot zemërim, me shpresën se mjafton të gjuash topin fort. Duke harruar se kur e gjuan fort, shanset janë që ta nxjerrësh topin jashtë fushe.

***

Politologu i njohur, Ivan Krastev thotë se në mënyrë që të ndërtosh besimin në demokraci, duhet të kuptosh se është e nevojshme që të ndryshosh vazhdimisht qëndrimet, pasi thelbi i sistemit është që të tregosh ‘common sense’. Por teksa Meta ishte i qartë në komentet e tij se po tregon ‘buonsens’, Rama e ka nxjerrë topin jashtë fushës shqiptare, duke ua plasur te këmbët spektatorëve ndërkombëtarë.

Rama thotë se është tre hapa para në këtë lojë, por në këtë rast ka treguar se jo vetëm nuk është para, por me lëvizjen e fundit po bën tri faulle të rënda:

Fillimisht, po u thotë shqiptarëve dhe të huajve se ligji është diçka në dorën e tij, të cilën mund ta interpretojë vetë si të dojë. Qoftë edhe duke përdorur disa leva në KQZ.

Së dyti, duke treguar se historia e uzurpimit të pushteteve, për të cilën janë ankuar vazhdimisht opozita dhe media, nuk është një fabul e ngritur nga kundërshtarët. Nisma për shkarkimin e Ilir Metës është shumë e rëndë, por po kaq e rëndë është të tregosh në sytë e të gjithë botës se sa kollaj ‘përdhunohet’ nga qeveria institucioni kryesor që duhet të kujdeset për zgjedhjet në Shqipëri (a nuk ka nisur kjo krizë për faktin se opozita akuzon Ramën se nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve të lira me çdo mënyrë?).

Së treti, situata po tregon se vullnetin më të madh për të shkuar në zgjedhje njëpartiake e paska vetë kryeministri. Instinkti shkatërrimtar i demokracisë nuk qenka problem i opozitës, siç na e kanë ‘gatuar’ në tavolinat e qeverisë.

***

Pas akuzave se opozita është çmendur, se media e huaj dhe shqiptare është ‘kazan’, në listë është shtuar edhe presidenti Ilir Meta. Mirëpo në psikologji thuhet se kur i akuzon të gjithë të tjerët si të çmendur, shanset maksimale janë që të jesh i ‘lojtur’ vetë.

Create your website at WordPress.com
Get started